Tre kosovarë janë arrestuar në Tiranë.
Bëhet fjalë për tre të rinj nga Gjilani, Rigon Maliqi, Lion Pira dhe Shkëlqim Halabaku, ndërkaq dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Kjo u bë e ditur nga drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një konferencë për media.
Vocaj tha se tre të rinjtë nga Kosova ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që merrej me trafikimin e armëve dhe lëndëve eksplozive në drejtim të Shqipërisë.
Ai po ashtu bëri të ditur se gjatë operacionit janë konfiskuar edhe 203 kallëpe tritol, i destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale në Shqipëri dhe tre telefona mobilë dhe një veturë,