Policia e Dibrës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti që mund të kishte patur pasoja të rënda.
Shtetasit M.L, 39 vjeç, banues në Burrel, u arrestua nga uniformat blu pasi tentoi të qëllonte me sëpatë bashkëshorten e tij me të cilën është në process divorci
39-vjeçari përndoqi bashkëshorten teksa ajo e shoqëruar nga një shtetas tjetër po shkonin në ambientet e gjykatës ku do të mbahej seanca për divorcin.
Teksa gruaja dhe personi që e shoqëronte hynë në ambientet e një dyqani, 39-vjeçari shkoi pas tyre dhe tentoi t’i godiste me sëpatë
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e ngjarjes.
Gjithashtu, gjatë konfliktit 39-vjeçari ka dëmtuar disa orendi në dyqanin ku zhvilloi konfliktin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme
“Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se në dyqanin e shtetasit U. M. po ndodhte një konflikt dhe një shtetas me një mjet prerës (sëpatë) po tentonte të godiste 2 shtetas të tjerë, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku u bë i mundur parandalimi i përshkallizimit të mëtejshmëm të konfliktit.
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. (Xh.) L., 39 vjeç, banues në Burrel.
Ky shtetas kishte përndjekur bashkëshorten e tij, e cila po shkonte në gjykatë, ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe do të zhvillonte seancën për ndarje. Në momentin që bashkëshortja e tij, e shoqëruar nga një shtetas tjetër, janë futur në një dyqan, 39-vjeçari ka hyrë në ambientet e dyqanit, është konfliktuar dhe ka tentuar të godasë me mjetin prerës (sëpatë), bashkëshorten dhe mikun e saj”, njoftoi policia.