Prezenca e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar Hetimor në lidhje me rezervat shtetërore të martën, ka ngjallur të qeshura mes deputetëve.
Kjo pasi Lekaj është shpallur fajtor dhe dënuar nga Gjykata me 3 vjet e 8 muaj burgim lidhur me ekzekutimin e 53 milionë eurove për kompaninë “Bechtel & Enka” e cila ishte kontraktuar për ta ndërtuar autostradën “Arbën Xhaferi”
“A s’je ti në burg a?, ishte pyetja me të cilën deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi iu drejtua kolegut të tij, Lekaj.
“Edhe pak”, ishte përgjigjja e Lekajt, që u pasua me të qeshura nga deputetët tjerë