Abbott në takimin lamtumirës me Bislimin lë mesazh për dinarin: Duhet periudhë tranzicioni

by Nexhat

Nicholas Abbott, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka zhvilluar takim lamtumirës me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Abbot ia ka bërë të qartë Bislimin qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) rreth dinarit. Ai ka theksuar se duhet një periudhë e tranzicionit.

banner

Kjo periudhë për të mundësuar një fushatë të plotë informuese në mënyrë që mos të ketë ndërprerje për ofrimin e shërbimeve thelbësore.

“Sot pasdite mbajta takimin tim lamtumirës me Zv.KM Besnik Bislimi. Ne diskutuam ngjarjet e fundit, duke përfshirë pikëpamjen e Mbretërisë së Bashkuar se zbatimi i rregullores së re të BQK-së për operacionet me para të gatshme kërkon një periudhë tranzicioni për të mundësuar një fushatë të plotë informuese dhe për të mos lejuar asnjë ndërprerje në ofrimin e shërbimeve thelbësore”, ka thënë Abbot

Tutje, ai në Facebook ka shkruar edhe për bashkëpunimin Kosovës-Mbretëri e Bashkuar rreth forcimit të administratës tatimore dhe doganave të Kosovës.

“Gjithashtu folëm për bashkëpunimin e suksesshëm Mbretëri të Bashkuar-Kosovë për forcimin e administratës tatimore dhe doganave të Kosovës, si dhe duke reflektuar mbi Dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Serbinë”, ka deklaruar Abbot.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy