Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier.
LDK njofton se Abdixhiku dhe Cuvelier kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe qëndrimeve të Lidhjes Demokratike ndaj këtyre zhvillimeve.
Në fund thuhet se Abdixhiku e ka falënderuar ambasadorin Cuvelier për përkrahjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës, në proceset integruese të saj.
“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier. Në këtë takim, kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Cuvelier diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe qëndrimeve të Lidhjes Demokratike, karshi këtyre zhvillimeve. Kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadorin Cuvelier për përkrahjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës, në proceset integruese të saj.”