Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se nesër do të pranojë ofertën nga Komuna e Prishtinës, lidhur me pagat e punëtorëve që janë në grevë.
Ai ka shkruar se pas kësaj oferte, anëtarët e sindikatës do të ftohen dhe do të vlerësojnë së bashku se a është e pranueshme kjo ofertë
Tutje, Azemi tha se greva do të vazhdojë, deri në një vendim të radhës.