“BE e pandjeshme”, “Strategji jo e mençur e Brukselit e Washingtonit”, politikanët gjermanë kritikojnë qasjen ndaj Kosovës

by Nexhat

Deputeti i Bundestagut, Boris Mijatovic, ka reaguar ndaj qëndrimit të Bashkimit Evropian sa i përket vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës që ndalojnë qarkullimin e dinarit dhe mbylljen e komunave paralele serbe në gjithë Kosovën.

Mijatovic ka thënë se Beogradi po vazhdon të mbështesë strukturat ilegale edhe përkundër faktit se ka nënshkruar marrëveshje për tërheqjen e tyre

banner

Deputeti gjerman i cili ka njoftuar se të hënën ka arritur në Kosovë, e ka cilësuar Bashkimin Evropian si të “pandjeshëm”,

https://twitter.com/borismijatovic/status/1754524332770857269?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1754524332770857269%7Ctwgr%5E40303b12724c95bd62768272f6ffa7c755be988c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fbe-e-pandjeshme-strategji-jo-e-mencur-e-brukselit-e-washingtonit-politikanet-gjermane-kritikojne-qasjen-ndaj-kosoves%2F

Ndaj këtij qëndrimi kritik të Mijatovic ndaj BE-së ka reaguar edhe politikani gjerman dhe ish-ministri Michael Roth. Politikani gjerman ka thënë se shumë kolegë nga Bundestagu dhe parlamentet tjera në Evropë kanë “dyshime serioze” rreth strategjisë së BE-së dhe SHBA-së për të de-eskaluar situatën në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Roth ka thënë se kjo strategji s’është as e balancuar as e mençur.

“Është koha për pikën e kthesës”, ka shkruar Roth.

https://twitter.com/MiRo_SPD/status/1754793114433110418?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1754793114433110418%7Ctwgr%5E40303b12724c95bd62768272f6ffa7c755be988c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fbe-e-pandjeshme-strategji-jo-e-mencur-e-brukselit-e-washingtonit-politikanet-gjermane-kritikojne-qasjen-ndaj-kosoves%2F

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy