Fillon aplikimi për GLOBAL ENGINEER GIRLS Kosova

by Merita

Sot është hapur aplikimi për studentet vajza dhe gra që studiojnë në fushat e inxhinierisë në Universitetet Publike të Kosovës në nivelini bachelor.

Inkurajohen të gjitha vajzat të cilat studiojnë në fushat e inxhinierisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, Universitetin e Shkencave te Aplikuara në Ferizaj dhe  Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”,  të aplikojnë për tu bërë pjesë e programit Global Engineer Girls Kosovo (GEG Kosovo).

banner

Global Engineer Girls (GEG) është një iniciative filantropike e cila ka për qëllim përmiresimin e perfaqesimit te vajzave dhe grave ne Shkence, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematike (STEM). E implementuar nga grupi i kompanive Limak, GEG Kosovo fuqizon vajzat dhe grate te perfshira ne fushen e edukimit te STEM dhe iu ofron atyre mundësi bursash, trajnime, mentorim, mundesi praktike dhe mundesi punesimi.

Projekti ka per cellim qe te inspiroj gjeneratat e ardhme te vajzave ne inxhineri drejt barazise gjinore ne edukimin e fushave STEM.

Aplikimi mund te behet online duke klikuar ne vegezen

https://limak.d3wtsjj8jnclj.amplifyapp.com/app/registration dhe mbetet i hapur deri me date 20 Shkurt 2024.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy