72
Mbreti Charles është diagnostikuar me një formë kanceri, ka njoftuar pallati mbretëror Buckingham.
Lloji i kancerit nuk është zbuluar, por sipas një deklarate të pallatit, Mbreti ka filluar “trajtimet e rregullta”.
E pas këtij lajmi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një postim në X i uroi shërim të shpejtë dhe të plotë.
“….Populli i Kosovës u bashkohet me shpresë dhe solidaritet, duke i uruar Madhërisë së Tij shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkruan presidentja.