Shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka paralajmëruar se pasnesër do të anulohet vendimi për shpronësimet në Badovc.
“Pasnesër përfundimisht do të bëjmë anulimin e vendimit për shpronësimet e jashtëligjshme në Badovc të Kryetarit Përparim Rama”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Ai thotë se interesi i publik i qytetarëve të Prishtinës do të triumfojë mbi “interesin e pronarëve të tokave dhe larjes së borxheve biznesore”.
“E përshëndesim edhe vendimin e Gjykatës Themelore për pezullimin e vendimit të mëparshëm për shkëmbimin e dëmshëm të pronave në Badovc. Shpronësimi milionësh në dëm të qytetarëve dhe komunës do të ndalet përfundimisht nesër”