Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim për të dyshuarin për dhunim

by engel

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personit të dyshuar për “Dhunim”.

L.M. dyshohet se më 4 shkurt, në fshatin Soponicë të Kaçanikut, e ka detyruar të dëmtuarën të kryejë akt seksual pa dëshirën e saj.

banner

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale L.M., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti me datën 04 Shkurt 2024 afër fshatit Soponicë- Komuna e Kaçanikut, me përdorimin e forcës, ka detyruar të dëmtuarën për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj, me të cilën do të kryente veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprënn penale të lartëcekur.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy