Vuçiq e pranon se është takuar tre netë me rradhë me Radoiçiqin, para sulmin terrorist në Banjskë

by Merita

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq e ka pranuar mbrëmë se para sulmit terrorist në Banjskë, ai është takuar tri netë me rradhe me Milan Radoiciqin, njeriun kryesor që e ka pranuar se e ka organizuar sulmin e 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre terroristë serbë.

Ai gjatë intervistës në TV Happy ka thënë se në takimi ishte edhe Slavko Simiq dhe disa djem të tjerë.

“Unë tri netë kam pas takim me ata, aty ishin Radoiçiç e Simiç edhe nja dhjetë burra tjerë. Më thanë në fytyrë se nuk ju besojnë as amerikanëve as evropianëve, ndërsa unë ju thashë se më duhet të ju besoj se nuk kam kujt tjetër sepse nuk kam askënd në terren. Ata (amerikanët e evropianët) garantuan se shqiptarët nuk do arrestojnë askënd nga barrikadat. Pas tre muajve nisën arrestimet, mund të kuptoni telashet” tha Vuçiq.

Ai tha se përgjegjësit do të ndiqen penalisht.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy