Balla: Është nisur hetim pas pretendimeve se dy kosovarë janë keqtrajtuar nga zyrtarë të Policisë së Shtetit

by Nexhat

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka thënë se është nisur hetim ndaj pretendimeve se kishte keqtrajtim nga zyrtarë të Policisë së Shtetit ndaj kosovarëve që më 4 shkurt në Kukës u ndaluan dhe në veturë iu gjetën 46 kilogramë tritol.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se nuk qëndrojnë pretendimet tjera se të dyshuarit nga Kosova janë mbajtur me orë të tepërta nga policia

banner

“Për sa i takon pretendimeve të ndonjë prej artistëve të trupës së përfshirë në objektin e operacionit, për keqtrajtim nga ana e Policisë së Shtetit, informoj se AMP ka nisur hetimin lidhur me këtë. Por pretendimi për orët e tepërta mbajtjes në polici të tyre nuk qëndron, përkundrazi Policia e Shtetit ka vepruar shumë më shpejt se sa afati standard i verifikimeve, pikërisht sepse ka pasur parasysh statusin e aktorëve të ndodhur në vendngjarje”.

“Të cilët sidoqoftë nuk mund të liheshin të lirë pa u bërë të gjitha verifikimet. Së fundmi keqardhja mbetet dhe bëhet edhe më e madhe, kur në vend të mirëkuptimit për faktin se ky operacion rezultoi në kapjen e 203 kallëp tritoli, nxitet keqkuptimi dhe mllefi kundër uniformave blu të Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Balla

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy