Eriksen mund të përfundojë në Turqi

by Nexhat

Christian Eriksen mund t’i japë fund eksperiencës në futbollin anglez qysh në këtë muaj.

Futbollisti danez është bërë objektiv i gjigantit turk, Galatasaray

banner

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv, Rudy Galetti,

Natyrisht, ky transferim mund të realizohet vetëm nëse Manchester United do të ishte i gatshëm ta lërë lojtarin të largohet.

Afati kalimtar në Turqi nuk ka përfunduar ende, prandaj klubet e Superligës turke mund të transferojnë futbollistë nga ligat evropiane.

Gjithashtu, gjiganti turk e ka identifikuar si alternativë të ish-futbollistit të Tottenhamit dhe të Interit, yllin e Lazios, Daichi Kamada.

Eriksen e tejkaloi me sukses problemin me zemër që iu shfaq gjatë Kampionatit Evropian derisa ishte duke luajtur për Danimarkën dhe ka luajtur me sukses në dy vjetët e fundit. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy