Identifikohen dy të dyshuar për disa grabitje, arrestohet njëri

by Nexhat

Sot hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme, kanë identifikuar dy persona, të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në së paku tri grabitje, të cilat janë kryer ditëve të fundit në Prishtinë nën kërcënimin e armës.

Personi me inicialet A.A, mashkull, 31 vjeç, është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit nga ana e hetuesve, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.

banner

“Për të njëjtat raste policia është në kërkim të një personi tjetër, tashmë të identifikuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit kanë kryer edhe kontrolle në tri lokacione (shtëpi), ku në cilësi te provave materiale kanë sekuestruar dhe siguruar dëshmi materiale që lidhen me rastet, përfshirë këtu edhe një veturë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy