Industria e armatimit në vend, gjeneralmajor (R). Bazo: Duhet shumë kujdes kur të zgjidhet investitori, nuk duhet të jetë jashtë NATO-s

by Nexhat

Më 8 shkurt të vitit të kaluar, vizita në Tiranë e admiral Rob Bauer, autoritetit ushtarak më të lartë të NATO-s, kaloi pa vëmendje mediatike.

Admirali jo pak i lakuar i NATO-s, i cili tronditi opinionin së fundi me deklaratën e fortë se lufta me Rusinë është një mundësi reale dhe për këtë të gjithë duhet të përgatiten, mbajti një leksion me kursantë të Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

banner

Kryetari i Komitetit Ushtarak i NATO-s, u ndal gjatë në fjalën e tij para ushtarakëve shqiptarë në kapacitetet prodhuese të industrive në fushën e Mbrojtjes. Lufta në Ukrainë tregoi si kurrë më parë rëndësinë që ka industria ushtarake për Aleancën. Kompanitë që janë pjesë e industrisë së mbrojtjes sot janë “mbytur” nga porositë që vërshuan si kurrë më parë në tre dekadat e fundit. Një ngritje e vetëdijes për mobilizim dhe armatim është duke ndodhur në të gjitha anët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy