Dinari serb nuk është zyrtarisht i “ndaluar” në Kosovë, tha kryeministri Albin Kurti për AFP të mërkurën, por theksoi se vetëm euro është mjet ligjor për transaksionet tregtare.
Ai i bëri këto komentet gjatë një interviste të gjerë një javë pasi rregullorja e re e BQK-së ndezi tensionet diplomatike me Serbinë
“Ne nuk po i ndalojmë dinarët serb, njerëzit mund të kenë dinarë serb, por mjeti i vetëm i pagesës është euro”, tha Kurti, duke këmbëngulur se serbët e Kosovës nuk do të ndëshkohen për mbajtjen e valutës.
Kurti tha se një periudhë tranzicioni njëmujor është në fuqi për të lehtësuar rregulloren e re, e cila do të lejonte komunikim të mëtejshëm dhe kohë për të zgjidhur çështjen.
“Nuk është qëllimi ynë as të ndëshkojmë dikë dhe as të befasojmë qytetarët, ne duam t’i kemi pjesë tonën”, tha Kurti, ka transmetuar RTK.
“Nuk ka vend për frikë dhe panik. Me informacion të mirë ne duhet të luftojmë frikësimin që vjen nga Beogradi,” shtoi ai.
Autoritetet e Kosovës e kanë bërë të qartë se rregullorja e re e BQK-së është mjet për të luftuar korrupsionin, pastrimin e parave dhe përdorimin e monedhave të falsifikuara.
“Kjo nuk duhet parë si ndëshkim por si zyrtarizim i transaksioneve financiare”, tha Kurti për AFP.