Kryetari i Gastronomëve propozon hapjen e “strip bar” në Prishtinë

by Nexhat

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi vlerëson se Prishtina ka kapacitet të hap klube striptizi, njëherit duke shtuar se kjo mund të ndikojë në rënien e numrit të dhunimeve.

Ai thekson se duhet të hapen këto “strip bar”, porse duhet shtuar edhe kontrollat.

banner

“Është temë e ndjeshme shumë. Gjermania, Austria, Zvicra janë kanë tri shtete që nuk e kanë pranu Rumaninë dhe Moldavinë në Bashkim Evropian pa e ndal prostitucionin. Kur e kanë ndal, rreth 400 mijë femra sot me letra punojnë në Gjermani, prej këtyre dy shteteve. Rreth 20 miliardë qarkullim vjetor i krijon prostitucioni i Gjermanisë. E na knej mundemi me u ba sa të duash burra të ndershëm, por ata goxha përfitojnë prej kësaj situate”.

“Unë ndoshta për prostitucion nuk jam pro por do stip bara, sikur janë në Amerikë. Derisa shkon në Amerikë i harxhon do pare, pse mos me u kanë edhe këtu. Munden me u ba do sene, mundet me u shtu një kontroll, me u ba qysh duhet me u ba edhe le të bahen. Bie numri i dhunimeve. Prishtina ka kapacitet me hap”, tha Kllokoqi në Onima Media

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy