Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë në “Pressing” të T7 se kryeministri Kurti “nuk është i fortë me Serbinë” e as “nuk ka Qeveri të pakorruptuar”.
Ai ka thënë se askush nuk ka shërbyer Serbisë më mirë sesa Kurti, duke thënë se ia pamundësoi Kosovës ta bëjë një hap përpara në procesin integrues.
E për çështjen e korrupsionit, Haradinaj tha se Kurti ka sulmuar çdo prokuror që ka ngritur dyshime ndaj ndonjë anëtari të Qeverisë.
“Të dyja i ka gabim, të dyja është e kundërta. Në raport me Serbinë Ky është njeriu që më së shumti i ka shërby Serbisë sepse nuk i ka la Kosovës me qit një hap më përpara, më tutje në integrimet euro-atlantike. Taman agjenda e Serbisë po zbatohet në Kosovë. Dhe nuk po vjedh Kryeministri e ka sulmu prokurorinë sa herë e ka nguc një të pushtetit të tij, populli e di çfarë dmth kjo. Unë besoj që kjo e sqaron çdo për korrupsionin e tij, aferat e tij, grurin, miellit, dosta, rrymën”, ka thënë Haradinaj