“Maestrot e mesfushës” – Xhaka, Kroos dhe Rodri komandojnë listën

by Nexhat

Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka ka lënë nën hije emrat më të mëdhenj të mesfushës në futbollin evropian në një statistikë shumë të rëndësishme në botën e futbollit.

Xhaka u transferua në verë nga Arsenali te Leverkuseni dhe nga ajo kohë ende nuk e ka shijuar humbjen

banner

Përveç rezultateve pozitive si ekip, mesfushori prishtinas ka shkëlqyer edhe në aspektin individual

31-vjeçari ka vazhduar të befasojë me nivelin e treguar sidomos me numrin e pasimeve të sakta.

Është faqja e specializuar e statistikave Squawka, e cila ka publikuar emrat e tre lojtarëve me më shumë pasime të suksesshme në fazën e tretë të fushës (zonën kundërshtare) në shtatë ligat më të mira të Evropës këtë sezon.

https://twitter.com/Squawka/status/1754919305467019500?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1754919305467019500%7Ctwgr%5E204245846b34a2b146a05620aa7db21adc8abd99%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmaestrot-e-mesfushes-xhaka-kroos-dhe-rodri-komandojne-listen%2F

Në këtë listë, Xhaka është i pari në listë me plotë 236 pasime të suksesshme në këtë pjesë të fushës, duke lënë pas vete dy emra të mëdhenj.

Pas djaloshit nga Kosova, vjen veterani gjerman, Toni Kroos me 224 pasime të suksesshme dhe Rodi me 223 pasime të suksesshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy