Mes kritikave, Komisioni për Media miraton Projektligjin e ri për KPM-në

by Nexhat

Mes shumë kritikave, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal me i ka dhënë përkrahje projektligjit të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave (KMP).

Pro këtij vendimi kanë votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje; Valon Ramadani, Nijazi Isaku, Fitim Haziri dhe Besim Muzaqi si dhe Fidan Jilta nga Partia Demokratike Turke e Kosovës

banner

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, është larguar nga salla e komisionit, ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Shabani nuk ka marrë pjesë në votim edhe pse ishte i pranishëm.

Këshilli i Mediave të Shkruara (KMSHK), Asociacioni i Gazetarëve (AGK) dhe organizatat evropiane të specializuara në fushën e mediave kanë kërkuar që Qeveria të tërhiqet nga ky projektligj, në të cilin parashihet që mediat online të futen nën mbikëqyrjen e tij. Përfaqësues të këtyre organizatave kanë vlerësuar nëpërmjet një konference shtypi, se kjo paraqet tentim të Qeverisë për t’i futur mediat nën kontroll shtetëror.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy