Projektligji për media i qeverisë, Haziri: Përpjekje e mjerueshme për instalim të diktatit

by Nexhat

Ditë më parë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, mbajtën një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku kritikuan qeverinë në lidhje me Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, që është miratuar në qeveri në dhjetor.

AGK-ja dhe KMShK-ja thanë se ky projektligj ka për qëllim “kontrollimin e mediave të shkruara”.

Për këtë çështje ka reaguar edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili tha se projektligji ka për qëllim “disiplinimin e mediave online”.

“Deputetët që votojnë për projektligjin për KPM-në, nëpërmjet të cilit Kurti me shokë po tentojnë që mediat online t’i disiplinojë, do të mbahet mend gjatë për qëndrim të hapur kundër lirisë së shtypit e shprehjes”.

“Kjo nuk është qeverisje demokratike, kjo është përpjekje e mjerueshme për instalim të diktatit. Kot e keni sepse mediat kanë të drejtë edhe kur s’kanë të drejtë. Krejt kjo në emër të lirisë së shtypit e të shprehjes”, shkroi Haziri në Facebook./Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy