Rama: Kurtin e kam ftuar disa herë në takim, s’ka ardhë – zgjedhjet e ardhshme i fitoj pa asnjë dyshim

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përarim Rama synon që në krye të Prishtinës të jetë edhe një mandat.

Ai në ‘’Click’’ të RTV21 tha se pa asnjë dyshim përsëri do jetë bashkë me LDK-në.

‘’Apsolutisht që po e kemi një bashkepunim me LDK- dhe do jemi se bashku në mandatin e dytë, e kam  thënë në fillim që më duhen dy mandate ta transformoj kryeqytetin, jemi një jemi bashkë dhe do vazhdojmë’’, tha Rama, teksa u shpreh I bindur se do e fitoj përsëri këtë garë ‘’Pa asnjë dyshim’’.

Rama gjithashtu u shprehë se ‘’Nëse është dikush që mundet me kry punë më mirë se unë, atherë edhe unë do ta votojë atë’

Ai po ashtu ka thënë se tha se e ka ftuar disa here kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurtin për tu takuar, por ai nuk ka pranuar.

‘’Mundohem me qenë i afërt me të gjithë liderët, normalisht diskutime me të shpeshta kam me Lumirin, me Kryeminsitrin kam kërkuar moti të takohem, por ende nuk jam takuar me disuktu për të mirën e qytetit, e kam ftuar shumë dhe gjithmonë ka qenë javën tjeter, javën tjetër, ajo javë nuk erdhi ende’’, tha Rama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy