Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur edhe për çështjen e ndalimit të dinarit.
Rashiq tha se Banka Komerciale është dashur të mbyllet qysh në vitin 2022 dhe se askush nga kjo bankë nuk e ka pasur të arsyeshme që të aplikojë për rilicencim.
Ai shtoi se të gjithë njerëzit mund të hapin llogari bankare pa pagesë.
I pari i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim tha se është takuar me drejtorin e Bankës Qendrore si dhe Kryeministrin e vendit, Albin Kurti, lidhur me këtë çështje
“Po ashtu jam takuar me Kurtin lidhur me këtë çështje, ai është pajtuar që të ketë një periudhë tranzicioni lidhur me çështjen e dinarit”, tha Rashiq.