Rashit Qalaj: Aleatët janë të zhgënjyer me Kurtin

by Merita

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, i sheh shqetësuese reagimet e ndërkombëtarëve lidhur me zhvillimet në vend. Ai thotë se i druhet shtimit të masave nga Bashkimi Evropian.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me dinarin serb, mbyllja e zyrave në Pejë e Dragash, janë disa nga vendimet që sipas ndërkombëtarëve janë marrë nga institucionet kosovare pa koordinim.

banner

“Është fakt që gjatë këtyre ditëve, e sidomos gjatë vikendit se ka pasur reagime të shumta nga partnerët ndërkombëtar e evropian, mirëpo edhe nga ambasadori amerikan të cilët kanë qenë të shqetësuar me veprimet e qeverisë së Kosovës, sidomos me çështjet konkrete, si mbyllja e zyrës në Pejë e Dragash, çështjen e  dinarit si dhe çështjen e qendrës afër stacionit policor”, thotë Qalaj për EO.

Ai deklaroi se gjatë këtyre reagimeve është përdorur një gjuhë e ashpër që mund të ndikojë në marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

“Unë mund të them se Kosova është dëmtuar mjaftë shumë deri më tani, dihet se 300 milionë euro janë vlera monetare në Kosovë dhe çdo masë tjetër do e dëmtoj edhe më shumë, aleatët janë të zhgënjyer nga politika e udhëhequr nga zotëri Kurti”, thotë tutje Qalaj.

Qalaj i druhet edhe vendosjes së masave tjera si pasojë e këtyre vendimeve. Thotë se Kosova do të dëmtohej shumë.

“Masa shtesë edhe mund të ketë, e që do kishte pasoja shumë të mëdha, mirëpo shpresoj që Kosova të filloj koordinimet me aleatët ndërkombëtar në mënyrë që t’u ikë masave tjera që do e dëmtonin Kosovën”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy