Shtyhet seanca për Gërdecin, Mediu: Kam pritur 16 vite që të merrem në pyetje

by Merita

Seanca e radhës në GJKKO për tragjedinë e Gërdecit do të mbahet më 21 shkurt. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, tha se ka pritur 16 vite që të merret në pyetje nga Prokuroria, duke thënë se ai nuk ka asnjë grimcë faji.

Sipas Mediut, deri në këtë fazë të procesit nuk ka pasur asnjë dëshmitarë që të faktojë se ai ka shkelur ligjin. Nga ana tjetër, ka pasur thirrje dhe për palën tjetër të dëshmitarëve që të paraqiten në seancë dhe të mos zgjedhin të heshtin.

“Në këtë proces gjyqësor, prej disa kohësh, nuk ka asnjë dëshmitar të thirrur nga prokuroria që të ketë thënë se ministri ka qoftë edhe një grimcë faj apo ndikim nga ana ime. Procesi i demtonimit është thirrur nga strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes që nuk lidhen me fushën e veprimtarisë së Ministrisë. Sa i përket pyetjes time, do konsultohem me avokatët e mi. Unë kam pritur mbi 16 vjet që të pyetem nga prokuroria. Sa i përket vazhdimit të procesit i bëj thirrje secilit të vijë. Të mos zgjedhin pozicionin e heshtjes sepse do ishte mirë që me dëshmitë e tyre të hedhin sa më shumë dritë”, tha Mediu.

Dosja “Gërdeci” u riaktivizua pas një kallëzimi në SPAK të familjarëve të viktimave të shpërthimit tragjik, gati 13 vjet pasi Gjykata e Lartë kishte pushuar çështjen ndaj ish-ministrit. Në vijimësi, Mediu ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave, duke i konsideruar ato si të motivuara politikisht./A2CNN

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023