U përfol se e nxitën vajzën të qajë gjatë telefonatës në BBVA, reagojnë familjarët e Ilinisa Agollit

by Nexhat

Pas një pjesëmarrjeje emocionuese në episodin e fundit të Big Brother VIP Albania 3, Ilnisa e mori vëmendjen e rrjeteve sociale për një telefonatë prekëse që bëri me vajzën e saj, Anaisin.

Gjatë një momenti të bisedës, u krijuan dyshime në rrjet se vajza e saj po ndjehej e presionuar nga familjarët që të shprehë emocione publikisht, duke qarë ‘sa për sy e faqe’

banner

Situata mori një kthesë kur familjarët e Ilnisës, që momentalisht mbajnë në dorë menaxhimin e rrjeteve sociale të saj, publikuan një reagim zyrtar për të qetësuar situatën.

Sipas tyre, gjatë një momenti tensioni, familjarët përpiqeshin të qetësonin Anaisin, i cili, i marrë nga ndjenjat e largimit nga nëna, nuk mundi të përmbante lotët e saj

Në deklaratën e tyre shprehën keqardhjen për atë që e konsideruan si spekulime dhe teori konspirative që kaluan në dyshime ndaj ndjenjave të një fëmije dhjetë vjeçar

“Është e trishtueshme që ndjenjat e një fëmije, lotët e tij dhe zëri i tij i prekur nga largësia me nënën, të shndërrohen në objekt të spekulimeve,” theksuan ata në reagimin e tyre.

Situata nxiti një reagim të gjerë në rrjetet sociale, ku shumë përdorues u shprehën mbështetës ndaj Ilnisës dhe familjes së saj, duke kërkuar më shumë sensibilitet dhe respekt ndaj momenteve private dhe emocionale që ndodhin gjatë lojës në Big Brother VIP. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy