Vasfije Krasniqi-Goodman viziton Izraelin për të ngritur vetëdijen për dhunën seksuale të kryer nga Hamasi

by engel

Aktivistja e të drejtave të njeriut, Vasfije Krasniqi-Goodman, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë që tregoi publikisht historinë e saj të dhimbshme dhe një nga zërat kryesorë në botë kundër dhunës seksuale gjatë luftës, po viziton Izraelin midis 5-8 shkurtit si mysafire e Shurat HaDin për të parë nga afër mizoritë e Hamasit. Shurat HaDin është një organizatë joqeveritare e udhëhequr nga gratë e dedikuara për të luftuar terrorin dhe antisemitizmin, mbrojtjen e viktimave të terrorit dhe mbrojtjen e shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij. Ishte organizata e parë që ngriti një padi në emër të një viktime të një sulmi terrorist. Viktima gjithashtu ishte sulmuar seksualisht.

Gjatë vizitës së saj, Krasniqi vizitoi Knessetin, ku u takua me kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Grave të Knessetit, Pnina Tamanu Shata dhe deputetë të tjerë. Ajo gjithashtu do të takohet me viktimat dhe po viziton fshatrat e Izraelit jugor dhe vendin e Festivalit Nova, ku ndodhën sulmet.

banner

Krasniqi foli për vizitën e saj në Izrael, duke thënë: “Ndihem e nderuar dhe e privilegjuar t’i përgjigjem thirrjes së Shurat HaDin për të ardhur në Izrael për të treguar mbështetjen dhe keqardhjen time për viktimat e krimeve të Hamasit. Është krejtësisht e padrejtë që komuniteti ndërkombëtar u ka kthyer shpinën grave dhe burrave izraelitë që ranë viktima të krimeve të tilla të tmerrshme për kaq shumë kohë. Isha e shkatërruar kur pash këtë apati, injorancë dhe pandjeshmë ri ndaj këtyre krimeve. Dua të bëj të qartë se autorët e sulmeve të tilla janë kriminelë lufte dhe duhet të sillen para drejtësisë. Dua gjithashtu të bëj të qartë se asnjë organizatë që kryen dhunë seksuale ose lejon që një gjë e tillë të ndodhë nuk duhet të legjitimohet ose të lejohet të mbajë pushtetin mbi asnjë popullsi. Njerëzit që janë të aftë për mizori të tilla janë një rrezik për qytetarët e tyre po aq sa janë për të tjerët”.

“Vizita e Vasfijes në Izrael është një akt i guximshëm nga një grua e guximshme”, tha Nitsana Darshan-Leitner, themeluese dhe presidente e Shurat HaDin.

“U deshën muaj që komuniteti ndërkombëtar të fillojë të përballet me të vërtetën e tmerrshme të ngjarjeve të 7 tetorit. Por më e rëndësishmja, ne ende nuk shohim veprime vendimtare nga qeveritë, OKB-ja, organizatat për të drejtat e grave, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, dhe organizata të tjera kundër Hamasit, i cili ende mban pengje izraelite që ne e dimë se po sulmohen në robëri ndërsa ne kwtu po flasim. Shpresojmë që vizita e Vasfijes do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit për këto mizori, nevojën për të ndjekur penalisht terroristët e Hamasit për krimet e luftës të sulmeve seksuale dhe nevojën për të çrrënjosur përdhunuesit e Hamasit nga Gaza”, shtoi ajo.

“Nuk mund të ketë asnjë ekuivokim apo justifikim, as ndonjë ‘kontekst’ kur bëhet fjalë për dhunën seksuale të Hamasit gjatë kohës së luftës. Vizita e Krasniqit do ta çojë këtë mesazh në adresën e duhur. Shurat HaDin kërkon që komandantët dhe militantët e Forcave të Hamasit të gjenden, ndiqen penalisht dhe dënohen për krimin famëkeq të luftës të dhunës seksuale dhe përdhunimit”, u shpreh Nitsana Darshan-Leitner./ Jerusalem Post

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy