Sot në Bruksel është organizuar konferenca e rregullt për media ku kanë marrë pjesë zëdhënës të ndryshëm të BE-së për çështjet që kanë në përshkrim të detyrave të tyre,
Ana Pisonero, e pyetur nga një gazetar për mundësinë e përfshirjes së Institutit Evropian për Paqe në procesin e normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë duke qenë se sipas gazetarit ka një ngecje, ka thënë se aktualisht ka një dialog të cilin e drejton Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell bashkë me Miroslav Lajcak dhe se palët i dinë mirë obligimet.
“Pergjigja ësht ëe qartë. Kemi një dialog që lehtësohet nga BE dhe që ndërmjetësohet nga Borell dhe Lajcak. Palët e dinë shumë qartë për gjërat që duhet të bëhen. Ato janë pajtuar patë. Ato e dinë sigurisht që progresi në normalizim është ai që do t’i çojë në progres në rrugën drejt integrimit. Mendoj që gjërat janë të qarta dhe korniza është e qartë”, ka thënë Pisonero