Aliu: Kemi aprovuar linjën hekurudhore Prishtinë-Fushë Kosovës-Aeroport

by Nexhat

Një tren që lidh Prishtinën me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës në Sllatinë, është projekti i radhës i Ministrisë së Infrastrukturës, i cili është aprovuar për financim nga Bashkimi Evropian, tha sot ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Aliu tha se treni do të kalojë nga Prishtina në Fushë Kosovë dhe i njëjti mundëson shkarkimin e trafikut në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

banner

“E kemi projektin e hekurudhës, nga Prishtina në aeroportin e Prishtinës, e që është linjë hekurudhore që sapo është aprovu. Është apovu nga BE për financim, e kemi shty si projekt i cili lidh Prishtinën me aeroportin e që kalon edhe në Fushë Kosovë. Mundëson shkarkimin e trafikut nga Fushë Kosova në Prishtinë”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy