Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se dinari ka qenë instrument që është përdorur për t’i manipuluar serbët e Kosovës.
Ai sot para mediave ka theksuar se Serbia nëpërmjet Listës Serbe kanë dërguar dinarë nëpër shtëpitë e serbëve të Kosovës që ata t’i mbështesin.
“Dinari nuk ka qenë thjeshtë valutë edhe monedhë, dinari ka qenë instrument të cilin dikush ta ka sjellur fizikisht nga Beogradi me kombi, edhe aty do zyrtarë të Vuçiqit përmes Listës Serbe të kanë ardhur tek shtëpia dhe t’i kanë dhënë paret, edhe e kanë kërkuar lojalitetin tënd për Listën Serbe”, tha Konjufca.
“Nuk është thjeshtë beteja e mirëqenies dhe pensioneve. Është ushtrimi praktik i Listës Serbe dhe Beogradit te secila familje. Për këtë arsye ka qenë e domosdoshme që shteti jonë të ndërhyjë. Kjo i ndihmon integrimit sepse e godet pikërisht manipulimin fizik që me u shku njerëzve në familje me iu kërku llogari e me i pyet se me kë janë politikisht”, ka thënë Konjufca.