Një dasmë e improvizuar është organizuar në Big Brother VIP Albania 3.
Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në ambientet e shtëpisë së famshme
Çifti u celebrua nga banori Graciano Tagani, teksa pas në fund shkëmbyen edhe puthje në buzë.

Ata u duartrokitën nga konkurrentët e tjerë duke krijuar kështu një atmosferë të mrekullueshme
Për të kënduar në dasmën e tyre e ftuar është ish-banorja, artistja Valbona Mema.

Atmosfera veçse ka filluar dhe të njëjtit po argëtohen me këngë të ndryshme.
Dasma u organizua në nder të 104 vjetorit të Tiranës dhe për këtë u zgjodhën projekte tiranase.

