Milot Rashica njëri nga akterët e rikthimit të Besiktas ndaj Antalyasporit të Zymer Bytyqit

by Nexhat

Besiktas ka arritur të rikthejë rezultatin ndaj Antalyaspor në pjesën e dytë, duke fituar në fund 2-1 për të kaluar tutje në Kupën e Turqisë.

Antalyaspor ishte në epërsi pas pjesës së parë ndaj Besiktasit me rezultat 1-0, ku golin e vetëm në këtë pjesëlojë e shënoi anësori i Kosovës, Zymer Bytyqi

banner

Zhvillohej minuta e 30-të, kur Bytyqi mori një top në zonë dhe me një gjuajtje të saktë shënoi për 1-0

https://twitter.com/aspor/status/1755657493680714198?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1755657493680714198%7Ctwgr%5E1e913651ac904c6779b6e1f716479c0a816729d8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmilot-rashica-njeri-nga-akteret-e-rikthimit-te-besiktas-ndaj-antalyasporit-te-zymer-bytyqit%2F

Sulmuesi anësor, Milot Rashica, kishte rast të mirë në minutën e 61-të, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë.

Por, bardhezinjtë filluar rikthimin në pjesën e dytë, kur në minutën e 71-të, Rashica harkon bukur në zonë për të gjetur Jackson Mulekan, i cili me kokë shënoi për 1-1.

I njëjti futbollisti në minutën e 88-të shënoi golin që i solli Besiktasit fitoren, që e dërgon në çerekfinale të Kupës së Turqisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy