Nuk votohen marrëveshjet ndërkombëtare, shkak mungesa e kourumit

by Nexhat

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur as sot të votojë marrëveshjet ndërkombëtare. Janë tetë marrëveshje të cilat as në këtë seancë nuk kanë arritur të ratifikohen, për çka nevojiten 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm në seancë.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se të pranishëm në seancë plenare janë vetëm 68 deputetë

banner

“Vetëm 68 deputetë jemi, kështu që nuk kemi mundësi të votojmë marrëveshje ndërkombëtare. Nuk po shoh që ka as mobilizim mes grupeve parlamentare që kanë bërë ndonjë marrëveshje se si të votohen këto marrëveshje ndërkombëtare. Siç dihet këto pa një marrëveshje mes grupeve mes pozitës dhe opozitës nuk ka mundësi që këto të votohen. Me sa po e shoh prej gjendjes faktike nuk janë arritur këto bisedime, prandaj i kalojmë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare”, deklaroi Konjufca

Në rend dite ka qenë edhe marrëveshja me Danimarkën për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se ministri danez do të jetë në Kosovë për vizitë zyrtare me 12 dhe 13 shkurt.

“Sa i përket marrëveshjes ndërkombëtare për Mbretërinë e Danimarkës më lejoni të ju njoftoj se ministri i Drejtësisë së Danimarkës do të jetë në Kosovë në vizitë zyrtare në 12 dhe 13 shkurt. Qëllimi i kësaj vizite është që të takohet sërish me neve si institucione por edhe me grupet parlamentare opozitare dhe mendoj qe kjo marrëveshje do të futet në rend dite pas vizitës së ministrit të Drejtësisë të Mbretërisë së Danimarkës”, u shpreh ajo

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati derisa prezantoi shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës, tha se qëllimi i këtij projektligji është krijimi i një baze të re ligjore ne fushën e sigurimeve sociale të cilës i paraprinë deklaratë të qeverisë së Holandës ku shprehet vullneti për ndërprerjen e marrëveshjes ekzistuese të nënshkruar me ish Jugosllavinë. Ai shtoi se marrëveshja e re synon të rregullojë marrëdhëniet reciproke në fushën e sigurimeve sociale në formë bilaterale që sjell edhe njohjen e ndërsjelltë të kontributeve të sigurimeve sociale për përfitimin e pensioneve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy