Kaq qetë sa jashtë, ditën e 24 gushtit të 2020-ës nuk ishte edhe brenda.
Në njërën prej dhomave të hetuesisë, brenda Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, një qytetar po përjetonte dhunë fizike, psikike e fyerje të shumta nga dy zyrtarë policorë.
Polici Rr.M: “Ulu thash ulu, çfarë filozofi je ti kështu (dëgjohet duke e goditur) lësho këtë telefon
Qytetari: “Po e thirri avokatin tash”
Krejt ky maltertim kishte nisur kur 48-vjeçari kishte shkuar për të dhënë deklaratë pas denoncimit që i kishte bërë ish-gruaja e tij.
Fillimisht, policët Rrustem Mehmeti dhe Teuta Muliqi i bëjnë presion të akuzuarit që ta thërras një avokat.
Momentin që qytetari nxjerr telefonin për ta gjet numrin, polciët e rrahin atë.
Polici Rr.M: “Hiqe telefonin se po t’i thej hunt (dëgjohet duke e goditur), ti mu çu në këmbë kur dush a, ulu aty, mos um kqyr se po t’i thej hunt, filozof se s’jam tu mshef kurgjo, mos um kqyr”
Kështu, maltretimi vazhdon për minuta të tërë, derisa në një moment qytetari dëgjohet se fillon të qajë.
4 vite pas këtij rasti, kur tashme jane marre masa ndeshkuese ndaj dy policeve, viktima e tyre ka zgjedhur kamerën e T7 për të shprehur pakënaqësi me institucionet e Drejtësisë.
Duke dashur ta ruajë identitetin, 48-vjeçari thotë se nuk është i kënaqur me dënimin që Inspektorati Policor u ka shqiptuar policëve.
Ngjashëm si ai shprehet edhe avokati i tij, Arbër Jashari.
Ai ka njoftuar se prokuoria e rastit Ajtene Zoni ka bërë ankesë në shkallën e dytë dhe se po presin vendimin.
Ndërkohë, i rrahuri ka edhe një mesazh për institucionet e drjetësisë. Për këtë rast, i njoftuar është edhe Avoakti i Popullit – KRONIKA E T7