Shijonte lirinë përtej Oqeanit, ekstradohet në Kosovë i dyshuari për vrasje

by Nexhat

Me datën 12 Korrik 2003, në fshatin Raçë komuna e Gjakovës, kishte ndodhur një vrasje. I dyshuari Dedë Lleshi në atë kohë rreth 24 vjeçar kishte vrarë shtetasin Nikollë Pren Nikollaj rreth 47 vjeçar dhe që nga ajo kohë ndodhej në arrati dhe i kërkuar nga Policia e Kosovës.

Kjo vrasje dyshohet që kishte ndodhur për motive të hakmarrjes pasi babai i Dedës ishte vrarë 12 vite më parë

Pas rreth 20 viteve në arrati, Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti për Kërkimin Aktiv të të Arratisurve, Fast Kosova në bashkëpunim të ngushtë me FBI-në amerikane dhe U.S. Marshals, kishin arritur të identifikonin dhe lokalizonin të dyshuarin Dedë Leshi në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas disa viteve hetim dhe vëzhgim, autoritetet kosovare dhe ato amerikane zbuluan se Dedë Lleshi, qëndronte në Amerikë me identitet të vëllait të tij, shtetasit Gjelosh Lleshi dhe në New York njihej dhe prezentohej me nofkën “Tony”. Deda tashmë shijonte lirinë përtej oqeanit me një identitet të ri, kurse vëllai i tij Gjeloshi jetonte në fshatin Dol të Gjakovës dhe lëvizte vetëm në Shqipëri duke mos rrezikuar të hyjë në ndonjë shtet të BE-së

Gjatë hetimit, ka rezultuar se Dedë Lleshi kishte hyrë në Amerikë në vitin 2006 me një pasaportë të falsifikuar sllovene në emër të Fikret Mujiq i lindur në vitin 1976 madje Dedë Lleshi kishte aplikuar edhe për Green Card me indentitet të vëllait të tij më të vogël, Gjelosh Lleshit.

Nga hetimet intensive, vëzhgim, shkëmbim të informacioneve në kohë reale në mes të dy shteteve si dhe krahasimi i gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografive të dy vëllezërve zbuluan se personi Gjelosh Lleshi i njohur edhe si Tony, në fakt ishte i shumë kërkuari Dedë Lleshi.

Pas dy dekadave në arrati dhe disa viteve në hetim nga autoritetet, me datën 4 Maj 2023, i dyshuari Dedë Lleshi u arrestua në New York dhe i njëjti u akuzua për në një aktakuzë prej pesë pikash për: tentativë për të siguruar natyralizimin në mënyrë të paligjshme, dhënie të deklaratave të rreme gjatë dy intervistave për natyralizim, përdorimin e një karte të qëndrimit të përhershëm ligjor të marrë me mashtrim në kërkesën e tij për natyralizim dhe vjedhje të rëndë të identitetit, me qëllim për t’iu shmangur kapjes dhe ndjekjes penale për vrasje nga organet ndjekjes në Republikën e Kosovës.

Dedë Lleshi u ekstradua sot në Kosovë për tu përballur me organet e drejtësisë, i dyshuar për veprat penale të Vrasjes dhe Mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy