“Vetëm një gjë do të jetë e sigurt, synimi i Rumanisë është vendi i parë” – përzgjedhësi rumun Iordanescu flet pas shortit

by Nexhat

Përzgjedhësi i Rumanisë, Edi Iordanescu, ka folur për shortin në Ligën e Kombeve ku do të përballet sërish me Kosovën.

Ai nuk ka pranuar të futet në detaje për të analizuar kundërshtarët, por ka thënë se do të provojnë ta fitojnë vendin e parë

banner

Së bashku me Rumaninë dhe Kosovën, në grup janë edhe Qipro dhe njëra mes Lituanisë dhe Gjibraltarit.

“Është e ngutshme të analizosh prej tani kundërshtarët. Ka ende shumë muaj, pastaj afati kalimtar veror mund ta ndryshojë situatën e disa lojtarëve nga të gjitha përfaqësueset. Duhet të pritet se si djemtë do të luajnë në pranverë, por duhet shikuar në vjeshtë se si do të luajnë lojtarët”.

“Vetëm një gjë do të jetë e sigurt, synimi i Rumanisë është vendi i parë. Po flasim për shansin e rëndësishëm dhe për mundësinë e mundshme, kualifikimin në play-offin e mundshëm për Kupë të Botës 2026”

“Deri atëherë, i gjithë fokusi do të jetë në ‘Euro 2024’, në mënyrë që të hyjmë në formën më të mirë në turneun final”, ka thënë përzgjedhësi rumun Iordanescu

Ndeshjet për Ligën e Kombeve do të fillojnë në muajin shtator.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy