VV i thotë “Jo” koalicionit me LDK-në në Prishtinë

by Nexhat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka hedhur poshtë mundësinë për një koalicion të VV-së me LDK-në në Komunën e Prishtinës, nëse prishet koalicioni PDK-LDK.

Ai për Gazeta Blic thotë se nuk duhet bërë koalicion me këtë dështak, duke iu referuar kryetarit Përparim Rama, për të cilin tha se nuk është në tokë të bukës

banner

“Jo, assesi. Nuk duhet më këtë dështak me bë koalicion. I cili e ka bllokuar krejt komunën e Prishtinës, bërllokun e ki deri në gju, qentë po dojnë me na mbyt, kolona në të gjitha anët, bllokim rrugëve, ky njeri nuk është në tokë të bukës”, deklaron deputeti Bajqinovci.

Ndryshe, Rama së fundi ka shkarkuar nënkryetaren e Komunës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu dhe disa drejtorë të drejtorive në Komunën e Prishtinës

Nga PDK ende nuk dihet se si do të veprojnë, derisa s’ka deklarime.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy