Xhaferi: Kurti po përfshihet në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, është thyerje e parimeve

by Nexhat

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se me kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e thyen parimin e mos përfshirjes në jetën politike në Maqedoninë e Veriut.

Ai në “Debat Plus” tha se Kurti po merr anë në zgjedhjet e ardhshme që do mbahen në Maqedoninë e Veriut

banner

“Është thyerje e një parimi të mos marrjes anë në jetën politike të organizmit politik të subjekteve politike. S’do mend që duhet me thënë se është botërisht e ditur se drejtpërsëdrejti po merr anë. E përcjellim atë situatë pa marrë parasysh, llogarisim që një bashkëkombës yni ka interes të jetë pjesë e asaj gare. Qytetarët në fund do të japin verdiktin, mbetet ta përcjellim këtë situatë”, tha ai.

Kryeministri Xhaferi tutje tha se “rregullat ndërkombëtare janë të tilla që nuk lejohen ndërhyrje në zgjedhjet e një shteti tjetër, por është përcaktim i subjektit që i takon”

I pari i ekzekutivit në Maqedoninë e Veriut ka deklaruar se do të ishte normale që shqiptarët të ishin të interesuar për zgjedhjet në vendet fqinje ku jetojnë bashkëkombësit e tyre, por sipas tij nuk është në rregull ajo siç po e bën Kurti.

Xhaferi thotë se BDI është ballafaquar shumë ashpër me partitë maqedonase me prirje shoviniste.

“Vet anëtarët e LVV-së duhet ta dinë se ne si BDI nuk jemi përfshirë në jetën politikë të Kosovës dhe kemi pasur raporte korrekte me të gjitha subjektet politike në Kosovë, përfshirë edhe LVV-në”, deklaroi Xhaferi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy