Arsenali ka vendosur të lejojë ‘lojtarin e harruar’ të largohet pas vetëm 18 muajsh në klub

by Nexhat

Arsenal ka marrë vendim që të lejojë largimin e ‘sulmuesit të harruar’ Marquinhos në formë permanente nga klubi sipas raportimeve të fundit, ani pse braziliani ka kaluar vetëm 18 muaj në Angli.

20-vjeçari ishte pjesë e një kontigjenti të lojtarëve që u transferuan në “Emirates Stadium” në verën e vitit 2022, së bashku me Gabriel Jesus, Oleksandr Zinchenko dhe Fabio Vieira

Teksa këtë tre të fundit shumë shpejtë u shndërruan në lojtarë të rëndësishëm për “Topçinjtë”, Marquinhos nuk ia doli që të lë gjurmët e tij.

Sidoqoftë, ai ka bërë tri paraqitje për ekipin e Mikel Artetës në Ligën e Evropës, dhe ka bërë debutimin e tij në Ligën Premier në fitoren me rezultat 3-0 ndaj Brentfordit në shtator të vitit 2022

Sidoqoftë, ai ka bërë tri paraqitje për ekipin e Mikel Artetës në Ligën e Evropës, dhe ka bërë debutimin e tij në Ligën Premier në fitoren me rezultat 3-0 ndaj Brentfordit në shtator të vitit 2022.

Megjithatë, kur minutat e tij me ekipin e parë u limituan, braziliani kaloi në Championship tek Norwich në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit 2022/2023.

Mediumi brazilian Globo, ka pretenduar se Arsenali ka arritur një marrëveshje me Fluminensen për huazimin e tij, që do ta shohë Marquinhos t’u bashkohet atyre, sapo t’i përfundojë angazhimet që ka me kombëtaren.

Marquinhos paraprakisht iu bashkua Arsenalit pas një aventure në futbollin brazilian, teksa u promovua nga radhët e akademisë së Sao Paulos, para se të vendoste që të largohej nga klubi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy