Hillary Clinton për intervistën e gazetarit amerikan me presidentin rus: Ai është një idiot i dobishëm

by Nexhat

Hillary Clinton e ka quajtur gazetarin amerikan, Tucker Carlson një “idiot të dobishëm” përpara publikimit të intervistës me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ish-prezantuesi i Fox News vazhdimisht e kritikon administratën amerikane për ndihmën që i ofron shtetit ukrainas

banner

Duke i anashkaluar jetët e humbura nga urdhrat e presidentit rus, Vladimir Putin, Carlson e ka fokusuar zemërimin te presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Gjatë intervistimit të ish-Sekretares së shtetit Amerikan, Clinton, prezantuesi Alex Wagner ka theksuar se Tucker Carlson gjendet në Moskë për të realizuar intervistë me Putinin.

“Amerikani i parë, do të them gazetar, që intervistoi Putinin që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Çfarë simbolizon për ju Tucker Carlson, mediat e krahut të djathtë, dhe gjithashtu Vladimir Putin?”

“Epo, më tregon atë që mendoj se e kemi ditur të gjithë. Ai është një idiot i dobishëm. Nëse lexoni përkthime të asaj që thuhet në mediat ruse, ata tallen me të. Në njëfarë mënyre, pasi u pushua nga kaq shumë media, nuk do të habitesha nëse ai do të krijonte kontratë me media ruse, sepse ai është një idiot i dobishëm”, tha Clinton, duke lënë të nënkuptohet se Carlson mund të thotë edhe gjëra të pavërteta

“Kështu që unë nuk e kuptoj pse Putini nuk do t’i jepte atij një intervistë, sepse nëpërmjet tij ai mund të vazhdojë të gënjejë rreth objektivave në Ukrainë”, shtoi ajo, duke e cilësuar këtë moment si trishtues dhe si shenjë se ka njerëz në vend që janë pjesë e “kolonës” së Putinit.

Ndryshe, Putin intervistën e fundit që e ka dhënë për mediat perëndimore ishte për televizionin amerikan CNBC në tetor të vitit 2021 në Forumin Ndërkombëtar “Russian Energy Week” në Moskë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy