Hoti: ballafaqimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mes Kurtit dhe Vuçiqit, i panevojshëm, joproduktiv dhe i dëmshëm

by Merita

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ballafaqimi në Këshillin e Sigurimit të OKB’së mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ishte i panevojshëm, joproduktiv dhe i dëmshëm për Kosovën.

Hoti ka thënë se mbrëmë ishte hera e parë që aleatët kryesorë kritikuan Kosovën në një diskutim të Këshillit të Sigurimit dhe se u dëshmua se mungesa e bashkërendimit të veprimeve me ta, ka pasoja për vendin.

banner

“Kjo qasje e Qeverisë Kurti nuk i shërben integrimit euro-atlantik të Kosovës. Është për keqardhje që veprimet e drejta të Kosovës, të cilat asnjë aleat nuk i konteston në aspektin kushtetues, të na kthehen si bumerang për shkak të politikës së mbrapshtë ku çdo veprim shtetëror i nënshtrohet interesit elektoral momental të partisë në pushtet”, ka shkruar Hoti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy