Kamberi: RTS dhe tre stacione të tjera televizive serbe, ndërprenë transmetimin e seancës së Këshillit të Sigurimit

by Nexhat

Disa media në Serbi kanë ndërprerë transmetimin e seancë së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, momentin që ka nisur fjalimin kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Lidhur me këtë veprim të mediave serbe ka reaguar edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi

banner

Ai në një reagim në platformën “X”, shkruan se janë katër media që kanë ndërprerë transmetimin, ndërsa mediat në Kosovë kanë transmetuar gjithë fjalimin e presidentit serb.

“Ndërsa Albin Kurti mbajti fjalimin e tij, RTS dhe tre stacione të tjera televizive serbe ndërprenë transmetimin e seancës së Këshillit të Sigurimit. Ndërkohë, RTK e transmetoi të gjithë fjalimin e Vuçiqit! Tani, në cilin vend ka më shumë tolerancë”, thotë Kamberi

Për ndalimin e transmetimit të fjalimit të Kurtit, ka reaguar edhe Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit, Bisnik Bislimi.

“Në Serbi, e kanë ndalur transmetimin atëherë kur ka nisur fjalën e tij kryeministri Kurti. Kaq për lirinë e mediave e të informimit në Serbi. Censurë. Për të ardhur keq, që serbët atje nuk kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin e të vërtetat”, thotë Kadriu.

Ndryshe, të enjten Kurti ka hedhur poshtë çdo pretendim që sugjeron se Kosova është përfshirë në një politikë të spastrimit etnik ndaj pakicës serbe

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy