“Koha për hakmarrje”, trajneri i Çekisë: Dua 6 pikë ndaj Shqipërisë

by engel

Shqipëria përsëri përballë Republikës Çeke. Njësoj si në eliminatoret e Euro 2024, tashmë edhe në Nations League.

Kuqezinjtë nuk u thyen në asnjë prej dy ndeshjeve kundër çekëve, me këta të fundit që do të tentojnë “hakmarrjen” në përballjet e Nations League.

banner

Trajneri i ri i kombëtares çeke, Ivan Hasek komentoi shortin e Grupit 1 të Ligës B, aty ku bëjnë pjesë edhe Ukrainë e Gjeorgjia.

“Sigurisht që do të jemi më shumë të motivuar ndaj Shqipërisë, të gjithë ne do të duam të tregojmë se jemi më të mirë se kuqezinjtë. Ata e treguan forcën e tyre, sidomos në ndeshjen në shtëpi. Është detyra jonë t’ua kthejmë reston dhe të marrim gjashtë pikë këtë radhë. Gjithsesi nuk dua të bëj llogari, ashtu siç nuk kam bërë para shortit. Detyra jonë është e qartë, duhet të japim më të mirën tonë.

Grupi është i ekuilibruar, kështu që nuk ka shumë rëndësi se kush luan me kë. Do të jetë betejë në çdo ndeshje”, përfundoi trajneri i Çekisë. Katër pikë siguroi Shqipëria kundër këtij kundërshtari në eliminatoret e Gjermani 2024.

Në Pragë u sigurua barazimi 1-1, ndërkohë që djemtë e Sylvinhos triumfuan 3-0 në “Air Albania”, duke u dhuruar tifozëve një mbrëmje të paharrueshme./Supersport

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy