Kryeministri i vendit Albin Kurti ka reaguar pas përballjes së mbrëmshme me Serbinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ai ka thënë se fjalimi i tij i djeshëm në OKB ka forcuar përkushtimin e tij që të përkushtohet ndaj të drejtave të njeriut.
Ndër të tjera ka shtuar se Kosova do të jetë e përkushtuar të sigurojë që rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës të mbrojë të gjithë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi
Ndërkaq serbët të marrin ndihmë për një tranzicion të qetë
“Fjalimi im në KS të @OKB. Fatkeqësitë me të cilat është përballur Kosova kanë forcuar përkushtimin tonë ndaj të drejtave të njeriut. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që rregullorja BQK-së të mbron të gjithë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi dhe që serbët e Kosovës të marrin ndihmë për një tranzicion të qetë”, shkroi ai në rrjetin social “X”.