Mbi 100 mijë euro paga për 10 deputetët serbë

by Nexhat

Dhjetë deputetët serbë të cilët janë pjesë e Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, po marrin pjesë në seanca vetëm sa për të vazhduar mandatin e tyre. Vetëm për paga, buxhetit të shtetit, këta deputetë i kushtojnë mbi 100 mijë euro për gjashtë muaj.

Megjithatë, në një deklaratë për media, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas veprimit të Listës Serbe ka thënë se ata janë duke përpiluar një kod të etikës.

banner

Janë dhjetë deputetët e komunitetit serb që mbajnë ulëse në Kuvendin e Kosovës.  9 nga ta janë deputetë të Listës Serbe ndërkaq i dhjeti është nga Iniciativa Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Edhe në seancën e fundit, ata shkuan në Kuvend. U nënshkruan dhe shkuan. Këtë veprim ata e bëjnë tash e sa muaj, vetëm sa për të mos humbur mandatet

Pa punuar asnjë minutë, për gjashtë muaj, buxhetit të Republikës së Kosovës, prezenca e tyre i ka kushtuar mbi 100 mijë euro.

Paga mujore e një deputeti gjatë vitit të kaluar ishte 1722 euro.E nga janari i këtij viti me rritjen e koeficientit të pagës nga 105 në 110, një deputet merr pagë bruto 1804 euro në muaj.

Për sjelljet e deputetëve të këtij legjislativi, Kuvendi i Kosovës është duke përpiluar një Kod të Etikës.

Glauk Konjufca kryetar i Kuvendit të Kosovës tha se kjo sjellje e Listës Serbe është një papërgjegjësi të cilën ata në vazhdimësi e kanë treguar si sjellje në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Ne për t’i mbajtur më shumë në përgjegjësi jemi duke e ndërtuar një kod të etikës sepse Rregullorja e Kuvendit vërtetë bazohet në Kushtetutë dhe Kushtetuta është mjaft liberale sa i përket deputetit dhe nuk mund t’ ika marrësh mandatin deputetit. Mirëpo kodi i etikës të cilin jemi duke e përpiluar sepse Kuvendi i Kosovës ka qenë njëri nga parlamentet e vetme në Evropë i cili nuk ka kod të etikës. Në kod të etikës parashihen disa masa më të ashpra sa u përket të gjithë deputetëve të cilët nuk e ushtrojnë me përgjegjësi man datin e tyre prej të zgjedhurit të popullit”, tha Konjufca, raporton RTKlive.

Nga Instituti Demokratik i Kosovës po konsiderojnë se mungesa e deputetëve serbë në seanca plenare, kuvendit i shkakton edhe një lloj humbje të legjitimitetit të duhur.

“Është shumë problematike sepse edhe në kuptimin e procesit ligjvënës mos pjesëmarrja e tyre shkakton pengesa të pa tej kalueshme. Ta zëmë projektligjet apo iniciativat legjislative që e kërkojnë edhe miratimin e  shumicës nga ana e komuniteteve bëhen të pa mundura në rrethana të mos prezencës së tyre”, tha Arbër Thaçi hulumtues në KDI.

Në këtë rast Kuvendi gjendet para dy pyetjeve: Se si duhet të trajtohet mandati i deputetëve do të thotë koncepti i pjesëmarrjes së plotë që rregullorja e përshkruan, dhe a plotësohet në raste kur deputetët bojkotojnë dhe marrin pjesë në atë numrin minimal vetëm sa për të ta ruajtur mandatin.

“Ne vlerësimin tim kjo qasje nuk plotëson atë pjesëmarrjen e plotë që e kërkon rregullorja prandaj organet e kuvendit, veçanërisht ato që merren me vlerësimin e ligjshmërisë së procedurave janë përballë kësaj pyetjeje dhe përgjigjja më adekuate që do të duhej të ofronin është  praktika e deputetëve të Listës Serbe nuk i plotëson kërkesat e përcaktuara edhe nga Kushtetuta edhe nga rregullorja. Prandaj kësisoj mbase në periudhat në vazhdim ne nuk do të ndeshemi në bojkotim dhe njëlloj interpretimi i tillë i rregullores dhe  situatës do të nxiste pjesëmarrjen e këtyre deputetëve në të ardhmen”, tha Arbër Thaçi hulumtues në KDI.

Deputetët e komunitetit serb, gjatë vitit të kaluar janë parë vetëm dy herë në seanca plenare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy