Mehmeti: Kemi marrë garanci se në programet serbe “Arena sport” s’do të shfaqen më përmbajtje politike

by Nexhat

Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Jeton Mehmeti, ka thënë se ka pasur kërkesa nga qytetarët që të lejohen programet sportive serbe “Arena sport”.

Këtë deklarim ai e ka bërë të premten në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, pasi është pyetur nga deputetët se pse po lejohet transmetimi i këtyre programeve

banner

Kjo pasi vitin e kaluar në kanalet sportive serbe “Arena sport” ishin shfaqur mesazhe kërcënuese për Kosovën dhe që glorifikonin terroristët e vrarë në Banjskë. Më pas, ishte ndaluar transmetimi i këtyre kanaleve në Kosovë.

Por, Mehmeti para deputetëve ka thënë se janë garantuar nga rrjeti televiziv serb se më nuk do të shfaqen përmbajtje kërcënuese për Republikën e Kosovës.

“Sa i përket shfuqizimit të vendimi tonë për pezullim të kanaleve të Arena Sport, përgjigja është se jemi bazuar në faktin se kanë pushuar rrethanat të cilat na kanë determinuar marrjen e një vendimi të tillë”

“E dyta, kemi marrë garancion nga operatorët dhe vetë kanalet e Arena Sport se përmbajtjet e tilla nuk do të përsëriten më kurrë. Dhe e treta, kemi pasur parasysh interesin e qytetarëve, përkatësisht të përdoruesve për të pasur qasje në ngjarje sportive që i ofrojnë këto kanale”, ka deklaruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy