Nënkryetari Zogaj flet për prishjen e koalicionit me PDK-në në Prishtinë: S’ka nevojë për zgjedhje të reja

by Nexhat

Të enjten është mbajtur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit komunal të Prishtinës ku u anulua vendimi për këmbimin e pronave në Badovc, ndërsa pas vendimit për anulim është prishur koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës në kryeqytet.

Kjo seancë është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, për të anuluar vendimin e datës 21 dhjetor 2023 për këmbim të pronave në zonën e mbrojtur në Badovc me prona në lagjen ‘Prishtina e Re’.

banner

Në një përgjigje për Arbresh.info nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se jemi duke analizuar situatën e re dhe do të merren veprimet e radhës.

Tutje, ai ka thënë se nuk ka nevojë për zgjedhje të tjera në Komunën e Prishtinës dhe se sa i përket se a do të hyj LDK-ja me ndonjë parti tjetër në koalicion, ai ka thënë se do të shohim në ditët në vazhdim.

“Ne po analizojmë situatën e re dhe do të marrim veprimet e radhës. Nuk ka nevojë për zgjedhje, Asambleja vazhdon funksionimin. Do të shohim në ditët në vazhdim. Dhe do të ju njoftojmë.”, përfundoi ai.

Ndryshe, nënkryetari i PDK-së, Uran Ismajli ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se kanë shkëputur koalicionin qeverisë me LDK-në.

Koalicioni mes LDK-së dhe PDK-së në nivel të qeverisjes komunale në Prishtinë është shkëputur zyrtarisht dje, pas shfuqizimit të vendimit për Badovc në Asamblenë komunale të Kryeqytetit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy