Përfundon greva, punëtorët teknikë të shkollave të Prishtinës nisin punën

by Nexhat

Punëtorët teknikë të shkollave të kryeqytetit i janë kthyer punës. Kjo pasi Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka arritur një marrëveshje me Komunën e Prishtinës. Greva e cila filloi të hënën përfundoi tek pasditen e së enjtes.

Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi tha se nga përfaqësuesit komunalë u janë pranuar të gjitha kërkesat e parashtruara. Porse, theksoi se deri të hënën nuk mund të jap detaje nga marrëveshja

banner

“Realisht të gjitha kërkesat që i kemi parashtruar Komunës së Prishtinës me kënaqësi i kanë pranuar të gjitha dhe unë nuk mundem të jap tani një shifër të pagesës deri ditën e hënë, sepse ashtu i kanë kriteret Komuna e Prishtinës. Të hënën pasdite në momentin kur publikohet, unë mund t’iu jap gjithçka në detaje. Përndryshe, të gjitha kërkesat që ia kemi parashtruar Komunës së Prishtinës i kanë parë të arsyeshme. Kemi negociuar pothuajse gjatë gjithë javës dhe përfundimisht që të tri palët jemi të kënaqur…”, tha Azemi

Ai tha se prioritetet i tyre ka qenë rritja e pagave të punëtorëve teknikë dhe se paga prej 230 euro nuk është e mjaftueshme për ta.

“Prioritet ka qenë rritja e pagës të punëtoreve teknikë që janë paguar direkt nga Komuna e Prishtinës. Kjo ka qenë ajo, sepse punëtorët ndjehen të degraduar deri sa këta kanë marrë një pagë 230-270 euro, ata kanë marrë një pagë shumë më të madhe dhe tani këta do të jenë të barabartë me punëtorët e sektorit, po e themi kështu edhe në aspektin publik”, shtoi kryesindikalisti.

Ndërkaq, ai tha se Komuna e Prishtinës ka qenë shumë e afërt me punëtorët dhe se në momentin që Sindikata ka arritur marrëveshje, punëtorët që nga dje pasdite kanë filluar punën, dhe se sot janë në orar të rregullt

“Ne jemi shumë të sinqertë, ne kemi qenë të interesuar që çdo minutë të dalim, kemi negociuar si partnerë dhe unë e falënderoj Komunën e Prishtinës dhe drejtorët e shkollave që kanë qenë shumë të afërt me këta punëtorë dhe në momentin që unë jam garantuar nga Komuna e Prishtinës për rritjen dhe të gjitha, brenda një ore kam thirr punëtorët dhe punëtoret dhe qysh dje pasdite kanë filluar të punojnë. Sot është një ditë normale e punës”, u shpreh ai.

Që nga data 5 shkurt punëtorët teknikë të shkollave të kryeqytetit kanë qenë në grevë për shkak të pagave të ulëta

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy