Rama tregon kur nisi përçarja me PDK-në, për zyrtarët e shkarkuar thotë se sabotuan procese

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se ish-partneri i koalicionit, PDK, ka shfaqur pakënaqësi nga muaji tetor 2023 dhe vendimi për këmbimin e pronës në Badovc nuk ka qenë arsyeja e vetme pse ka dalë nga koalicioni.

Ai në emisionin ‘Kallxo Përnime’ theksoi se PDK ishte ankuar se nuk i janë dërguar pikat e rendit të ditës së pari atyre, gjë të cilën Rama e konsideron të palogjikshme për bojkotim, më pas, të seancave

banner

“Tri seanca nuk ka ardhur në Kuvend. Më kanë thënë se duhet së pari t’ua dërgoj atyre këto pikat e rendit të ditës, pastaj të tjerëve. Unë kam thënë që s’e kam problem pasi ato pika dërgohen prej të gjithë drejtorëve dhe i shkojnë gjithë Asamblesë. Nuk e di pse nuk kanë ardhur më pas. Mua kjo nuk më duket e logjikshme”- deklaroi Rama.

Përparim Rama tutje dha detaje se çfarë u bë shkak që shkarkoi tashmë ish-nënkryetaren nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu, dhe ish-drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, vetëm pasi kjo parti doli publikisht kundër përkrahjes për këmbimin e pronës në Badovc

“Në aspekt të mbeturinave ka qenë problem që nga fillimi, kemi marrë hapa për këtë, janë ndarë fonde e subvencione për drejtorinë, prej vitit të kaluar kemi pasë takime urgjente, dhe kanë thënë se kanë plan ta zgjidhin. Në gusht u kam thënë se kjo është e fundit sepse nëse nuk ka mundësi të kryejë punë vetëm “‘Pastrimi”, na duhet ndihmë. Më janë lutur të vazhdojë deri në nëntor, drejtori i Shërbimeve Publike, ‘Pastrimit’ dhe nënkryetarja”- ka thënë Rama.

“Nuk është bërë zgjidhja, tani në shkurt problemi është edhe më i madh prandaj është dashur ta marr vendimin”- shtoi më tej Rama.

Ai theksoi se vendimi nuk ka të bëjë asgjë me rastin e Badovcit.

“Nuk ka të bëjë më Badovcin. I kemi treguar të gjitha faktet. Kjo ka qenë arsyetim i tyre që kinse ne po e mbrojmë Badovcin nga ndërtimet, kush po u thotë të ndërtojnë?”- shtoi më tej Rama.

Derisa, lidhur me shkarkimin e ish-nënkryetares Donjeta Sahatçiu, Rama tha se e ka sabotuar planin e Komunës për digjitalizim gjë që, sipas tij, ajo e kishte pasur qëllim kryesor.

“Në shtator kur ishte problemi i shpërndarjes së librave me Ministrinë e Arsimit e kam ftuar drejtoreshën, Besianën, dhe nënkryetaren që ka qenë e dedikuar për digjitalizim dhe u kam kërkuar ta shtyjnë procesin përpara që mos të humb koha. U pajtuam që të shtyhet ky proces për digjitalizim dhe në dhjetor i thash prapë nënkryetares, por më tha se është kundër sepse Agjencia e Shoqerisë së Informacionit nuk e lejon”- deklaroi Rama.

Por, i pari i Prishtinës shton se para saj kanë shtyrë edhe procese tjera si e-leja, ku kanë kuptuar se ka bazë ligjore të ndërlidhen me ligjet europiane për privatësi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy